VIDEO/ Ergys Kaçe lëshon ‘silurën’ nga 40 metra, shihni ku përfundon topi

VIDEO/ Ergys Kaçe lëshon ‘silurën’ nga 40 metra, shihni ku përfundon topi

22:22, 13/01/2019

Ergys Kaçe vazhdon të shkëlqejë në kampionatin grek me fanellën e Panathinaikosit, teksa jemi mësuar shpesh të na mrekullojë me perlat e tij nga distanca.

Mesfushori korçar ka qenë ishte i pafat në sfidën e sotme ndaj Ksanthit, teksa në minutën e 75-të, lëshoi një predhë nga afro 40 metra.

Topi u stampua në vendin ku bashkohen 2 shtyllat ajo pingule me atë tranversale duke i mohuar një supergol mesfushorit të Kombëtares.

Panathinaikosi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi. Edhe pse ishte në avantazh, një penallti e akorduar për miqtë në minutën e 7-të shtesë të pjesës së dytë, i mohoi 3 pikët skuadrës së Ergys Kaçes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco