Njëri priti, tjetri shënoi. Deklaratat e De Geas dhe Rashford pas suksesit të “Djajve”

Njëri priti, tjetri shënoi. Deklaratat e De Geas dhe Rashford pas suksesit të “Djajve”

20:54, 13/01/2019

David De Gea dhe Markus Rashford ishin protagonistët absolut të triumfit që skuadra e Manchester United arriti ndaj Tottenhamit.

Gardiani spanjoll ishte i pakalueshëm në mbrëmjen e sotme, teksa arriti të ndalte 11 gjuajtjet në portë të “gjelave”.

Ndërsa sulmuesi anglez arriti të dërgonte topin në rrjetë pas asistit fantastik të mesfushorit Paul Pogba.

Në prononcimin pas ndeshjes, De Gea, i cili u zgjodh dhe njeriu i ndeshjes, u shpreh: “Ky është Manchester United i vërtetë. E merituam plotësisht fitoren përballë një skuadre shumë të fortë, e kontrolluam shumë mirë pjesën e parë dhe u mbrojtëm të gjithë së bashku në të dytën. Një fitore shumë e rëndësishme”.

Nuk mund të mungonte dhe komenti i Rashford, që përgëzoi portierin e “Djajve të Kuq” për performancën e shkëlqyer.

“Ishte ndeshja më e vështirë deri tani në këtë sezon. Na duhej të punonim shumë për të marrë këtë triumf dhe jemi shumë të lumtur që ia dolëm. Nuk isha unë ai që i fitoi ndeshjen United, por të gjithë duhet të përgëzojmë De Gean”, u shpreh Rashford.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco