Arsenali i nxjerr muskujt Juventusit: Jas a kushton Ramsey nëse e doni në janar

Arsenali i nxjerr muskujt Juventusit: Jas a kushton Ramsey nëse e doni në janar

15:02, 13/01/2019

Juventusit do t’i duhet t’i paguajë plot 20 milionë euro për ta transferuar Aaron Ramseyn nga Arsenali gjatë këtij muaji.

Kontrata e përfaqësuesit uellsian me “Topçinjtë” do të skadojë në qershor të këtij viti, prandaj mesfushori është i lirë të nënshkruajë me një klub tjetër për sezonin e ardhshëm.

Ai tashmë ka arritur marrëveshje me Juventusin dhe transferimi i tij në verë është i sigurt, por kampioni italian e do atë qysh tani në janar.

Megjithatë, Arsenali nuk dëshiron ta lëshojë Ramseyn pa e gjetur një zëvendësues të tij dhe Juventusit do t’i duhet t’i paguajë 20 milionë euro për ta transferuar gjatë këtij afati kalimtar.

Ramsey pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore 6.5 milionë euro, plus 0.5 milion bonuse nëse ai i luan 50 për qind të të gjitha ndeshjeve të sezonit, apo 1.5 milion nëse ai luan në 75 për qind të ndeshjeve.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco