Barcelona kërkon sulmues, Morata apo Llorente?

Barcelona kërkon sulmues, Morata apo Llorente?

13:52, 13/01/2019

Largimi i Munir El Haddadit e ka lënë një hapësirë të zbrazur në skuadrën e Barcelonës dhe Luis Suarez tani mbetet i vetmi lojtar i përshtatshëm për të luajtur në pozitën e qendërsulmuesit. Për këtë arsye, trajneri Ernesto Valverde është në kërkim të një sulmuesi të ri.

Ousmane Dembele luajti në këtë pozitë në mesjavë, për ndeshjen kundër Levantes. Edhe pse ai performoi mjaft mirë, Valverde nuk dëshiron të detyrohet ta bëjë këtë zgjedhje vazhdimisht.

Për këtë arsye, Valverde i ka kërkuar klubit urgjentisht transferimin e një sulmuesi të ri. E përditshmja spanjolle, Marca, raporton se nën radarin e Valverdes është sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, i cili i ishte ofruar klubit katalonas para një kohe. Megjithatë, tani nuk do të jetë e lehtë të arrihet marrëveshja për transferimin e sulmuesit spanjoll në Camp Nou.

Morata merr një pagë të lartë në Angli dhe Barcelona nuk është duke kërkuar për një sulmues për formacion të parë, por për një opsion të dytë pas Suarezit. Për më tepër, transferimin e sulmuesit spanjoll nuk e mbështesin të gjithë anëtarët e klubit spanjoll.

Një emër tjetër i cili përflitet si i mundshëm për t’u transferuar në Camp Nou është Fernando Llorente, i cili pëlqehet shumë nga Valverde pasi që kishin punuar së bashku në të kaluarën, kur të dy ishin pjesë e Athletic Bilbaos.

Llorentes mund t’i lejohet largimi nga Tottenhami, megjithatë nuk dihet nëse ai do të përshtatej me skuadrën në Barcelonë.

Përveç këtyre, Barcelona është duke i vëzhguar edhe një numër lojtarësh të tjerë për këtë pozitë, përfshirë këtu Krzysztof Piatekun e Genoas, Timo Ëernerin e Leipzig dhe Maxi Gomezin e Celta Vigos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco