'Do të dal për darkë me Wanda Nara për ta diskutuar privatisht atë çështje'

'Do të dal për darkë me Wanda Nara për ta diskutuar privatisht atë çështje'

21:42, 11/01/2019

Mauro Icardi, do të rinovojë apo jo me Interin? Kjo është çështja që mban në ankth të gjithë tifozët e Interit, që presin një përgjigje si nga kapiteni i tyre ashtu dhe nga klubi, për të mësuar rreth të ardhmes së sulmuesit të tyre.

Beppe Marotta, gjatë një deklarate “flash” për gazetarët sot ka surprizuar me batutën e tij: “Javën që vjen do të dal për një darkë me Wanda Nara dhe do të diskutojmë qetësisht për këtë çështje. Nuk ka nevojë për panik”, tha Administratori i deleguar i Interit.

Wanda Nara është bashkëshortja dhe prokuratorja e sulmuesit Mauro Icardi, që ka thënë se deri më tani propozimet e dhëna nga klubi zikaltër nuk përmbushin kërkesat e saj. Icardi kërkon 9 milionë euro në sezon, Inter shkon deri në 7, ndaj pritet që palët të diskutojnë së shpejti për të gjetur një të mesme që do t’i kënaqë të gjithë.

Duket se darka që Marotta dhe Wanda Nara do të zhvillojnë javën e ardhshme do të shërbejë për të vendosur paqen dhe rikthyer qetësinë tek Interi. Klubi zikaltër ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga kapiteni i tij, që mbetet një lider në fushë e jashtë saj./ ts

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco