Kukësi pranë akordit me talentin e Shpresave

Kukësi pranë akordit me talentin e Shpresave

13:47, 11/01/2019

Nëse do të kishte një trofe që shpërblente fitoret në merkato pa diskutim që çmimi i parë të paktën deri më tani do t’i shkonte Kukësit.

Drejtori sportiv Nderim Nexhipi dhe drejtori i menaxhimit Ramadan Ndreu ja kanë dalë të mbyllin me sukses dy lëvizje mjaft të rëndësishme, Eduart Rrocën dhe Vasil Shkurtajn, por nuk do të mbyllet me kaq kjo fushatë afrimesh nga ana e klubit blu.

Sipas “Supersport”, klubi kuksian është pranë nënshkrimit edhe me Faton Xhemailin.

20-vjeçari i lindur në Bujanoc aktualisht është pjesë e skuadrës së Radnik Surdulica në kampionatin serb të futbollit.

Lojtari i cili aktivizohet në rolin e mbrojtësit të majtë në muajin nëntor regjistroi edhe debutimin e tij me fanellën e kuqezi kur luajti për 12 minuta në fitoren e Kombëtares së 21-vjeçarëve përballë Maltës në “Selman Stërmasi”.

Xhemaili konsiderohet nga drejtuesit e Kukësit si një futbollist që do të plotësonte alternativat në dispozicion të Armando Cungut dhe në të ardhmen nëse e fiton vendin e titullarit mund të shërbejë edhe si një aset për të përfituar sa më shumë para në tregun e futbollistëve.

Bisedimet janë drejt mbylljes, megjithatë duhet ende të vijë firma mbi kontratë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco