Leo Messi merr urdhrin e rreptë nga Barcelona

Leo Messi merr urdhrin e rreptë nga Barcelona

19:40, 02/01/2019

Para se të largohej nga Barcelona për pushime për festat e fundvitit, klubi i dha urdhër yllit të skuadrës, Lionel Messit, se ai duhet të pushojë gjatë kësaj kohe dhe të mos bëjë asgjë që mund ta lodhë apo ta stresojë atë para fillimit të pjesës së dytë të sezonit.

Messi, bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo, dhe tre fëmijët e tyre, e festuan së bashku Natën e Vitit të Ri, duke i kaluar pushimet në Arroyo Seco të Argjentinës.

Por, urdhri nuk ka qenë vetëm për argjentinasin, pasi “Daily Mail” raporton se Barcelona i kishte udhëzuar të gjithë lojtarët e klubit katalanas që vetëm të pushojnë dhe të distancohen nga gjithçka tjetër gjatë kësaj kohe.

Të gjithë lojtarët kanë qenë të detyruar të kthehen sot te klubi i tyre në Spanjë, pasi më 7 janar do të zhvillohet ndeshja e parë e vitit të ri, kur katalanasit të përballen me Getafen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco