Racizmi dhe dhuna në futboll/ Kryeministri i Italisë kërcënon klubet

Racizmi dhe dhuna në futboll/ Kryeministri i Italisë kërcënon klubet

20:47, 28/12/2018

Ndeshja mes Interit dhe Napolit më 26 nëntor u përcoll me shumë kore raciste kundër mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, teksa pati edhe një tifoz që humbi jetën nga përleshjet.

Pas shumë reagimeve ka ardhur edhe deklarata e Giuseppe Contes, kryeministër i Italisë.

“Do të jap një paralajmërim të fuqishëm për këtë gjë, madje edhe duke ndërprerë ngjarjet sportive, për të pasur një reflektim  për të gjitha palët, por autoritetet kompetente janë duke e vlerësuar situatën”, ka thënë ai.

“Jam shumë i tmerruar, pasi kjo nuk është hera e parë që në ngjarje sportive ka përplasje të dhunshme, sulme ndaj civilëve madje edhe njerëz të vdekur. Koret raciste janë diskriminuese dhe të pacivilizuara.

Pezullimi i kampionatit? Nuk jam fort në botën e sportit,  por mendoj që ne duhet të japim një sinjal të fortë, Giorgettit (ministër i sportit) që nëse e thotë këtë ta bëjmë. Si një qytetar mund të them se kjo sjellje është e papranueshme dhe ne do të marrim sanksione tjera kundër saj”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco