FOTO/ Mesfushori i Juventusit nuk e shmang operacionin, 3 muaj jashtë fushave

FOTO/ Mesfushori i Juventusit nuk e shmang operacionin, 3 muaj jashtë fushave

19:54, 28/12/2018

Juan Cuadrado ka kryer me sukses operacionin në gju dhe këtë gjë e ka njoftuar ekipi i Juventusit.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë thënë se operacioni i kryer në Barcelonë nga dr.Cugat, i ndihmuar edhe nga menaxheri i shëndetit të Juventusit, dr.Claudio Rigo, ka qenë i suksesshëm.

Mesfushori kolumbian u dëmtua gjatë ndeshjes së Champions League të luajtur kundër Young Boys.

Image

Mjekët e Juventusit u përpoqën që të shmangin operacionin për mesfushorin, por nuk kishin zgjidhje tjetër. 

Cuadrado pritet të mungojë për rreth 3 muaj dhe do të kthehet përsëri në fushë në fund të muajit mars.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco