Pique synon të bëhet president i Barcelonës, gati të emërojë trajner ish-shokun e skuadrës

Pique synon të bëhet president i Barcelonës, gati të emërojë trajner ish-shokun e skuadrës

11:22, 28/12/2018

Gerard Pique ka ambicie për tu bërë president i Barcelonës.

Sipas “El Mundo Deportivos”, mbrojtësi spanjoll ka në plan ta përshpejtojë procesin e varjes së “këpucëve në gozhdë”.

Tashmë në moshën 32-vjeçare ai ka planifikuar të luajë në nivelet më të larta deri në fund të sezonit të ardhshëm, për të nisur një etapë të re në karrierën dhe jetën e tij, që do të vazhdojë të jetë e lidhur ngushtësisht me futbollit.

Pique ka ndërmend të zgjidhet president i Barcelonës në zgjedhjet e vitit 2021. Tërheqja nga futbolli i luajtur në verë të 2020-ës do t’i jepte mundësi që për thuajse një vit zhvillonte fushatën për t’u zgjedhur numri 1 i klubit, pas përfundimit të mandatit të Jose Maria Bartomeut.

Piqué planifikon që rreth tij të mbledhë ikonat e Barcelonës. Stolin dëshiron t’ia besojë dyshes virtuoze Xavi-Iniesta. I pari po përgatitet prej disa vitesh për këtë rol dhe e ka marrë licencën, ndërsa Iniesta do të ketë kohën e mjaftueshme për ta mbyllur procesin e formimit si trajner.

Për drejtimin sekretariatin teknik, Pique ka piketuar, Carles Puyol. Ish-kapiteni i Barcelonës ka njohuri të mira për tregun e futbollistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco