FOTO/ Takaj i dhuron Presidentit Meta fanellën e Skënderbeut

FOTO/ Takaj i dhuron Presidentit Meta fanellën e Skënderbeut

22:21, 27/12/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Korçës ku ka vlerësuar disa nga legjendat e sportit korçar dhe atij Kombëtar.

Bëhet fjalë për legjendat e futbollit, Teodor Vaso, Dhimitraq Xhambazi dhe Koço Dinellën, trajnerin e papërtuar të atleteve shqiptare Piro Kasatin, kampionen e dimensioneve europiane dhe “mbretëreshën” e atletikës Pavlina Evro, simbolin e volejbollit shqiptar Tamara Nikolla si dhe basketbollisten e jashtëzakonshme Zamira Koleci.

Të pranishëm në ceremoninë e ndarjeve të dekoratave për legjendat e sportit korçar kanë qenë edhe presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj si dhe zv.trajneri Gentjan Liçi, që i kanë dhuruar kreut të shtetit një fanellë të kampionëve në fuqi me numrin 10-të.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook

Në “Parisin e vogël”, Korçën e serenatave, dashurisë, qytetarisë, arsimit dhe atdhedashurisë, pata nderin të vlerësoja sot disa nga legjendat e sportit korçar por edhe atij kombëtar, të cilët kanë shkruar historinë më të ndritur të klubit “Skënderbeu” në të gjitha disiplinat: futbollistin e shkëlqyer e të papërsëritshëm Teodor Vaso; golashënuesin e shquar Dhimitraq Xhambazi; portierin e “ajrit” Koço Dinella; trajnerin e papërtuar të atleteve shqiptare, Piro Kasati; kampionen e dimensioneve europiane dhe “mbretëreshën” e atletikës Pavlina Evro; simbolin e volejbollit shqiptar Tamara Nikolla dhe basketbollisten e jashtëzakonshme Zamira Koleci. Shembulli i tyre është frymëzues për fëmijët e të rinjtë për të arritur rezultate të larta dhe për të qenë të suksesshëm, jo vetëm në sport, por edhe në jetë.

Image

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco