Bajerni mposht me lehtësi Hannoverin, ‘presion’ ndaj Dortmundit kryesues

Bajerni mposht me lehtësi Hannoverin, ‘presion’ ndaj Dortmundit kryesues

17:53, 15/12/2018

Bayern Munich ka marrë fitoren e tretë radhazi.

Bavarezët e drejtuar nga Niko Kovaç fituan me rezultatin 4-0 në transfertë ndaj Hannoverit të vlefshme për javën e 15-të në Bundesliga, shkruan SYRI.net.

Serinë e golave në këtë takim e hapi Joshua Kimmich, i cili realizoi që në minutën e 2’, ndërsa goli i dytë i takimit u shënua nga David Alaba duke realizuar një ‘perlë’ të vërtetë.

Bajerni shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë me anë të Serge Gnabry (53’) dhe Robert Lewandowski (64’).

Me këtë fitore, Bajerni shkon në kuotën e 30 pikëve dhe ngushtojnë diferencën me Dortmund në vetëm 6 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco