Cancelo befason me deklaratën e tij për Interin

Cancelo befason me deklaratën e tij për Interin

09:48, 08/12/2018

Joa Cancelo ishte një ndër lojtarët më të mirë të Interit sezonin e kaluar ku i ndihmoi që të arrinin vendin e katërt në Serie A dhe u rikthyen në Champions pas shtatë sezonësh.

Por, Inter nuk kishte mundësi financiare për ta blerë dhu u detyruar që ta lejonte lojtarin që të rikthehej tek Valencia, të cilët e shitën për 40 milion euro tek bardhezinjtë.

Ai u shpreh pas takimit se Inter i ka mbetur në zemër dhe se ata janë rival direkt për titull.

“ishte një fitore e rëndësishme,” tha Cancelo për Sky pas fishkëllimës përfundimtare.

“Interi është një ekip i shkëlqyer dhe një rivalë e drejtpërdrejtë për Scudetto. Interi ishte një ekip shumë i rëndësishëm për mua, më ndihmuan të rritem shumë. Tani kam veshur fanellën e Juventusit dhe unë vetëm po mendoj për Bianconerët, por Interi ka mbetur në zemrën time”, përfundoi ai.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco