Juventusi konfirmon dëmtimin e Barzaglit

Juventusi konfirmon dëmtimin e Barzaglit

17:12, 04/12/2018

Juventusi ka konfirmuar se Andrea Barzagli ka një dëmtim të kofshës, por do të jenë testet mjekësore që do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohëzgjatjen.

Më parë u raportua se mbrojtësi veteran do të mungonte rreth dy muaj si pasojë e një dëmtimi por tashmë po kryhen teste të tjera, shkruan “fooball-italia”, raporton SYRI.net.

"Andrea Barzagli ka një problem muskulor të pësuar në seancën e djeshme të stërvitjes. Ai iu nënshtrua testeve mjekësore për të kuptuar dëmtimin dhe ekziston frika se mungesa e tij nuk do të jetë e shkurtër”, thuhet në reagimin zyrtar të Juventusit.

"Megjithatë edhe teste të mëtejshme do të jenë të nevojshme për të vendosur trajtimin më të përshtatshëm për të", përfundon reagimi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco