Duka jep lajmin e mirë: Do të luajmë në ‘Arena Kombëtare’

Duka jep lajmin e mirë: Do të luajmë në ‘Arena Kombëtare’

23:06, 02/12/2018

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli në një lidhje direkte nga Dublini për emisionin “Sport News Plus” në “News 24”, ku ndau opinionin e tij në lidhje me shortin e sotëm.

Kuqezinjtë do të jenë në grupin eliminator të EURO 2020 me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Jeni i kënaqur me shortin?

Shorti nuk është se të jep kënaqësi. Gjithë skuadrat të forta janë. Në qoftë se do të kishim Gjermaninë dhe Holandën do të ishte shumë e vështirë. Është një grup ku mund të shpresojmë. Në çdo ndeshje mund të marrim rezultat pozitiv. Është një gjë që duhet ta tentojmë.

Cilat janë objektivat?

Nëse do të kemi skuadrën në dispozicion dhe të gjithë faktorët, mund të arrijmë një kualifikim. Janë skuadra shumë të forta. Asgjë nuk do të nënvlerësohet. Ndeshjen e parë do ta luajmë me Turqinë në Shqipëri. Urojmë ta nisim me fitore.

Çfarë i thatë Panuccit pas shortit?

Nuk i thashë ndonjë gjë të veçante Panuccit. Të njëjtën gjë që thashë tani i thashë dhe trajnerit.

Në cilat stadiume do të luhen ndeshjet eliminatore të Europianit?

Patjetër që do të fillojmë të luajmë dhe në “Arenën Kombëtare”, por edhe në Shkodër dhe në Elbasan. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco