Klubi shpik vdekjen e futbollistit për të shtyrë ndeshjen

Klubi shpik vdekjen e futbollistit për të shtyrë ndeshjen

18:45, 28/11/2018

Një klub i futbollit amator e shpiku një lajm të rremë për vdekjen e njërit prej futbollistëve të saj, vetëm për të anuluar një ndeshje futbolli.

Klubi me bazë në Dublin të Irlandës, Ballybrack FC, njoftoi për vdekjen e Fernando Nuno La-Fuenta.

Klubi njoftoi se ai kishte vdekur në një aksident, kur po kthehej në shtëpi pas stërvitjes.

Këtë e ka pohuar edhe presidenti i Ligës kur ka thënë: “Ne morëm një telefonatë ku na thuhej se atyre u kishte vdekur një lojtar dhe se ata kishin nevojë që të shtynin ndeshjen. Ne kontaktuam dhe familjen, por nuk na u përgjigjën. Ndeshjet u luajtën duke mbajtur një minutë heshtje dhe me shirit të zi në krahë”.

Ndërsa vetë lojtari ka folur për “RTE Radio 1” ku është shprehur: “Dje kam ardhur në shtëpinë time, pasi kam mbaruar punën time me qëllimin për të luajtur video-game. Papritur, unë marr një telefonatë ku më thoshin se isha bërë i famshëm, kështu që vura re se më kishin shpallur të vdekur”. E quajta si një shaka pasi asnjë nga familjarët e mi nuk ishte i mërzitur. Gruaja ime e dinte që isha gjallë, kështu që mora edhe mamanë dhe i thashë që jam mirë”.

Takimi i Ballybracks kundër Arklow Town të shtunën u anulua, ndërsa në takimet tjera të ligës u mbajt një minutë heshtje.

Megjithatë, tani ky klub ka kërkuar falje për trillimin e vdekjes së lojtarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco