Zbulohet fituesi i ‘Topit të Artë’, ja befasia e madhe në renditje...!

Zbulohet fituesi i ‘Topit të Artë’, ja befasia e madhe në renditje...!

10:15, 28/11/2018

“RadioEstadio” ka zbuluar emrin e fituesit të “Topit të Artë”.

Sipas mediave iberike, Luka Modric do të thyejë dominimin 10 vjeçar të dyshes Ronaldo-Messi duke triumfuar këtë sezon në trofeun më prestigjioz në rangun individual.

Në vendin e dytë pozicionohet Cristiuano Ronaldo, ndërsa në të tretin Antoine Griezmann, shkruan SYRI.net.

Kroati Modric ka grumbulluar më shumë pikë, por surpriza më e madhe është podiumi i Topit të Artë, pasi nuk janë as Mbappe e as Varane.

Madje pjesë e treshes më të mirë nuk është as Leo Messi.

Kujtojmë që "France Football" do të zyrtarizojë fituesin më 3 dhjetor.

Syri.net / Oldi Mele

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco