Perez po largon Modriç tek Interi, menjëherë gjen zëvendësuesin e tij

Perez po largon Modriç tek Interi, menjëherë gjen zëvendësuesin e tij

23:35, 22/11/2018

Florentino Perez nuk e ka në plan për të rinovuar kontratën me Real Madridin.

Aktualisht, Modric përfiton 8 milionë euro në sezon, me marrëveshjen e cila skadon deri në vitin 2020, por ky vendim i Perezit mund të ndikojë në të ardhmen e lojtarit.

Për Modric interesohet skuadra e Interit e cila me ardhjen e Giuseppe Marottas ky operacion mund të kompletohet me shpejtësi.

Reali po mendon që tani për zëvendësuesin e Modricit. Bëhet fjalë për një tjetër lojtar të Tottenhamit, Christian Eriksen.

Tek “Los Blancos”, mendojnë se nuk do të ishte një ide e mirë të nënshkruhej një marrëveshje tjetër afatgjatë, me një futbollist i cili shumë shpejt do të mbushë 34 vjeç.

Agjenti i kroatit, Vladica Lemic, ka provuar të kontaktojë me drejtuesit më të afërt të Florentino Perezit, por ka marrë përgjigje negative për rinovimin e kontratës së kapitenit të Kroacisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco