Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Zbulohen kush janë 3 pretendentët për ‘Topin e Artë’

Zbulohen kush janë 3 pretendentët për ‘Topin e Artë’

10:22, 20/11/2018

Kur kanë mbetur rreth dy javë nga ceremonia e famshme e dhënies së “Topit të Artë”, që cilësohet edhe si trofeu më i rëndësishëm për individë të futbollit, organizatorja “France Football” ka prezantuar edhe spotin e eventit nëpërmjet një videoje.

Pikërisht vëzhgimi i detajuar i këtij spoti, ka dhënë edhe indiciet e para në lidhje me futbollistin që do të “rrëmbejë” këtë trofe për vitin 2018, që ndryshe nga herët e tjera, ka një sërë pretendentësh.

Nga videoja shihet qartë se më shumë vëmendje u kushtohet lojtarëve si Modric, Varane dhe Mbappe, ndërsa Griezmann është pjesë e spotit, por me fanellën e Atleticos së Madridit, çka e bën të vështirë që të jetë ai fituesi.

Gjithsesi, ajo që duket më e sigurt, është fakti se pas 10 vitesh, do të thyhet hegjemonia Messi-Ronaldo, me dy yjet e futbollit që e kanë fituar nga 5 herë secili gjatë kësaj kohe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco