Deklaratë shokuese nga Bonucci, ofendon nga nëna tifozët e Milanit

Deklaratë shokuese nga Bonucci, ofendon nga nëna tifozët e Milanit

08:48, 18/11/2018

Italia e ka mbyllur në vendin e dytë National League pas barazimit të arritur mbrëmë me Portugalinë 0-0, takim i cili u zhvillua në ‘San Siro’.

Pas përfundimit të ndeshjes ka dhënë intervistë Leonardo Bonucci i cili vitin e kaluar ishte kapiten i Mialnit pasi u transferua nga Juventus, shkruan Syri.net.

Ai nuk qëndroi gjatë në Milano vetëm një vit dhe u rikthye sërish tek ‘zonja e vjetër’ ku deklaratat e tij nuk u pritën mirë nga tifozët e Milanit.

Sot gjatë ndeshjes është vërshëllyer nga tifozët ‘kuqezi’ dhe ai nuk ka mbetur pa i komentuar, madje edhe duke i ofenduar.

“Ne kemi luajtur një pjesë të parë të mirë, ndërsa në të dytën ishim disi më të lodhur. Vërshëllimat në ‘San Siro’? Mamaja e budallenjve është gjithmonë shtatzënë, unë ndjek vetëm trajnerin dhe shokët e skuadrës”, ka përfunduar mbrojtësi.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco