Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Perez hap 'thesin' 300 milionësh, Real gati të bëjë transferimin e shekullit

Perez hap 'thesin' 300 milionësh, Real gati të bëjë transferimin e shekullit

08:50, 15/11/2018

Pairs Saint-Germain mund të detyrohet të shesë njërin nga dushja Mbappe-Neymar për të rregulluar bilancin në “Fair Play Financiar”.

Por e përditshmja spanjolle “AS” raporton se Real Madrid është hedhur në sulm për të përfituar nga kjo situatë delikate e PSG-së që tashmë po hetohet nga UEFA, shkruan SYRI.net.

Nëse Perez zgjedh të transferojë Neymarin atëherë do duhet të derdhë në arkat e PSG-së shumën e çmendur me vlerë rreth 300 milionë euro.

Sulmuesi brazilian, Neymar, besohet të ketë më shumë gjasa të largohet nga parisianët ndërsa Mbappe pritet të qëndrojë.

Megjithatë, konkurrenca për dyshen e sulmit është e madhe dhe Mbretërit nuk do ta kenë aspak të lehtë transferimin e tij.

Por kohët e fundit Neymar është përfolur edhe me një rikthim të tij në “Camp Nou”, ku asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të veshur sërish fanellën e Barcelonës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco