Goli i anuluar/ Ish-gjyqtari i FIFA-s: Nëse ma bënte mua, ia thyeja shkopin në kokë anësorit

Goli i anuluar/ Ish-gjyqtari i FIFA-s: Nëse ma bënte mua, ia thyeja shkopin në kokë anësorit

09:25, 13/11/2018

Ish-gjyqtari i FIFA-s, Lorenc Jemini ka komentuar golin e anuluar të Tomislav Bushiç ndaj Skënderbeut me pretendimin se lojtari preku topin me dorë.

I ftuar në studion e “Proçesit Sportiv”, Jemini jep analizën për këtë rast madje thekson se në kohën e tij “anësori nuk kishte mundësi të ndërhynte pasi ia thyente shkopin në kokë”.

“Ky rast është i çuditshëm, e kam parë disa herë. Thuhet për prekje të topit me dorë. Duhet një kamerë prapa porte, që të shihet qartë. Ajo që më bën përshtypje, është se ndërhyn asistenti. Nuk ka mundësi të ndërhyjë asistenti, pasi nuk është zona e tij ajo atje. Dyshoj se nuk është faull, sepse ai nuk ka mundësi ta shohë. Mua nuk ma ngrinin flamurin asistentët. Nuk kishte mundësi, sepse ia thyeja shkopin në kokë. Asistenti atë lojtar e ka me shpinë. Kryesori është i pozicionuar keq, sepse topi është në lëvizje. Ai duhet të afrohet të shikojë aksionin. Dhe ta sqaroj, pse nuk do e lija të ngrinte flamurin, është se arbitrat kanë zona të ndara. Dhe ajo zona ku gjendet Bushiç, nuk është e asistentit. Nuk ka lidhje besimi mes gjyqtarëve. Asistenti ka vetëm cepin pranë goditjes së këndit. Maksimumi mund të ndërhyjë në kufje, të thotë faull. Jo të ngrejë flamurin” – deklaroi Jemini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco