Shkëmbin e kënaq barazimi me Kukësin

Shkëmbin e kënaq barazimi me Kukësin

16:31, 12/11/2018

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, e mendon ndeshjen e sotme si pozitive, duke llogaritur që ka marrë një barazim ndaj Kukësit që ka pretendime në këtë sezon.

Për “SuperSport”, pas sfidës ai deklaroi se ky rezultat i shkonte për shtat skuadrës së tij.

Nuk e lëshuam lojën, është edhe meritë e kundërshtarit që të vë nën presion, kërkuam që edhe e dyta të ishte si e para, por nuk arritëm që në fushë të bënim atë që folëm në pushim. I kuptoj futbollistët që rezultati 1-0 të bën të rrish mbrapa, por për fat të keq e pësuam. Jam i kënaqur me lojtarët, u munduam të japim maksimumin e të fitonim, por barazimi ndaj Kukësit që ishte pretendent në fillim të sezonit për titull, nuk është rezultat i keq”, deklaroi tekniku i durrsakëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco