Ylli i PSG i mërzitur me trajtimin që po i bëhet, Milan dhe Barcelona ‘hapin sytë’

Ylli i PSG i mërzitur me trajtimin që po i bëhet, Milan dhe Barcelona ‘hapin sytë’

11:18, 11/11/2018

Adrien Rabiot nuk është i lumtur tek PSG dhe akoma nuk ka rinovuar kontratën e cila i skadon në fund të këtij sezoni.

Mesfushori francez nuk është i lumtur me trajtimin që po i bëhet nga klubi kohet e fundit, duke konfirmuar më shumë zërat që e shikojnë larg PSG sezonin e ardhshëm, shkruan Syri.net.

Milan dhe Barcelona janë dy klube që e ndjekin prej kohësh lojtarin dhe ishin shumë pranë për të firmosur me të me Barcelonën që në minutat e fundit të merkatos ishte shumë pranë transferimit.

23-vjeçari francez në tri ndeshjet e fundit është futur vetëm 13 minuta në lojë duke u lënë në stol.

Kjo ka bërë që ai të kërkojë largimin që në janar.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco