Akoma nuk ka rinovuar, Skriniar mban në tension Interin. Ja çfarë thotë

Akoma nuk ka rinovuar, Skriniar mban në tension Interin. Ja çfarë thotë

14:59, 10/11/2018

Milan Skriniar akoma nuk ka rinovuar kontratën me Interin, duke vendosur në alarm klubin ziklatër pasi performancat e tij vijnë çdo ditë e më shumë duke u përmirësuar.

Në ndeshjen e fundit në Champions kundër Barcelonës ai ishte një mur i vërtetë ku ka mor shumë vlerësime dhe ofertat për të nuk kanë munguar, shkruan Syri.net.

Barcelona dhe United janë ekipet që po tentojnë me çdo kusht ta kenë atë pjesë të ekipeve të tyre.

Skriniar është shprehur se Interi nuk duhet të brengoset dhe se ata do të ulen e të bisedojnë për kontratën e re, por duke qenë se kanë ndeshje çdo tri ditë ata nuk janë ulur për të biseduar.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco