Gerrard flet për aktivizimin e Grezdës: Ky është shansi i tij për ta fituar fanellën

Gerrard flet për aktivizimin e Grezdës: Ky është shansi i tij për ta fituar fanellën

20:55, 09/11/2018

Legjenda e Liverpooli dhe trajneri aktual i Rangers, Steven Gerrard së bashku me Eros Grezdën kanë dalë para mediave.

Në javën e kaluar Grezda luajti për 55 minuta si titullar, ai pritet ta ketë një mundësi tjetër këtë fundjavë.

 “Unë e pres me padurim këtë ndeshje. Tani do të luajë në vend të Rayan Kent dhe Daniel Candeias, që mungojnë. Është vërtetë një ndeshje e madhe për ne dhe për mua dhe shpresoj të fitojmë në këtë takim”, tha lojtari i Kombëtares së Shqipërisë.

“Kemi pasur shumë dëmtime, sidomos në repartin sulmues, por jam shumë i emocionuar dhe po pres me padurim të shikoj se çdo të bëjë Grezda. Ky është shansi i tij për të impresionuar dhe ta fitojë fanellën e Rangersit”, ka thënë trajneri i klubit skocez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco