Konkurrenca tek Atalanta/ Tifozët duan në portë Etrit Berishën

Konkurrenca tek Atalanta/ Tifozët duan në portë Etrit Berishën

09:52, 08/11/2018

Tani do të jetë gjithmonë e më e vështirë që në portën e Atalantës të shikojmë titullar Piero Golinin.

Kjo, sepse Etrit Berisha me paraqitjet që ka bërë në ndeshjet e fundit ka treguar se e meriton të jetë në portën e bluzinjve si titullar edhe për ndeshjet e tjera.

Në sfidën kundër Bolognës ishte një nga më të mirët në fushën e lojës. Jo për faktin se pritjet e tij ishin të shumta, por sepse ajo që bëri në fund ndaj Palasios ishte një mrekulli e vërtetë.

Sigurisht që rotacioni në portën e Atalantës do të vazhdojë për faktin se drejtuesit dhe trajneri kanë vendosur që t’i japin besim edhe talentit Golini.

Por tifozët e kanë zgjedhur të preferuarin e tyre në këto momente.

Etrit Berisha ka marrë 56% të votave për të qenë titullar në sfidën e ardhshme të Atalantës, të cilët do të luajnë kundër Interit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco