Figo: Pas blerjes së Ronaldos, ja shanset e Juventus për të fituar Champions…

Figo: Pas blerjes së Ronaldos, ja shanset e Juventus për të fituar Champions…

08:43, 03/11/2018

Legjenda portugeze Luis Figo thotë se Cristiano Ronaldo do t’i japë më shumë mundësi Juventusit për ta fituar Ligën e Kampionëve në këtë sezon.

Ronaldo e ka filluar sic duhet sezonin e tij të parë me Juventus pas transferimit nga Real Madridi gjatë kësaj vere për 112 milionë euro.

Ai ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 4 asist në këtë fillim sezoni të Serie A-së.

“Juventusi ka shumë opsione tani”, ka thënë Figo për DAZN.

“Ronaldo garanton kualitet dhe gola sepse është një fitues, më i miri në botë”, ka thënë legjenda portugeze.

“Juventusi ka më shumë mundësi që ta fitojë ligën e Kampionëve këtë sezon”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco