SKANDAL/ Kampioni i botë pjesë e mafias italiane, ja dënimi për të

SKANDAL/ Kampioni i botë pjesë e mafias italiane, ja dënimi për të

02:10, 01/11/2018

Futbollisti i Juventusit dhe Italisë, Vincenzo Iaquinta, është dënuar me dy vjet për shkelje ligjit  të armëve të zjarrit, si pjesë e një gjyqi të madh të mafias.

38-vjeçari, i cili ishte pjesë e skuadrës fituese të Kupës së Botës në vitin 2006, ishte një nga 148 personat që ishin duke u gjykuar për lidhjet e dyshuara me 'Ndrangheta, një rrjet mafias i madh jugor italian.

Gjykatësi i hodhi poshtë ato akuza kundër tij, por babai i tij u gjet fajtor dhe u burgos për 19 vjet.

Më shumë se 120 të tjerë u gjetën fajtorë.

Gjykata vendosi që Iaquinta në mënyrë të paligjshme i kaloi dy armë atit të tij - i cili në atë kohë ishte nën një urdhër të gjykatës që e ndalonte atë nga mbajtja e armëve të zjarrit.

"Qesharake, turp", Iaquinta dhe babai i tij bërtisnin pasi dënimet e tyre u njoftuan.

Sipas ligjit italian, të pandehurve u lejohet të apelojnë dy herë para se të konfirmohet një dënim dhe madje edhe nëse kjo do të ndodhë, nuk ka gjasa që Iaquinta do të duhet të shërbejë në burg, raporton Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco