PSG-Napoli, Hysaj me misionin e vështirë për të ndalur Neymar e Mbappe

PSG-Napoli, Hysaj me misionin e vështirë për të ndalur Neymar e Mbappe

12:57, 23/10/2018

Skuadra e Napolit po përgatitet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Skuadra e Carlo Ancelotti renditet e dyta në kampionatin italian pas Juventusit dhe para Interit.

Me fitoren bindëse ndaj Udineses në transfertë, tani të kaltrit do të ndeshen ndaj një prej skuadrave më të forta në botë.

PSG do të jetë kundërshtari i radhës në Champions për Napolin, që do të kërkojë të ruajë kreun e renditjes pas një fitoreje dhe një barazim në dy ndeshjet e para.

Për mbrojtësin e skuadrës Kombëtare shqiptare, Elseid Hysaj, do të jetë një sfidë jo e lehtë. Atij do t’i duhet të vuajë jo pak ndaj lojtarëve si Neymar apo Mbappe që luajnë për parisienët.

Hysaj ka zhvilluar një paraqitje të kënaqshme në ndeshjen e fundit ndaj Udineses, edhe pse ishte zhvendosur në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ndeshja ndaj Parisit do të luhet ditën e mërkurë në orën 21:00 në “Parc des Princes” në kryeqytetin francez.

Parisi renditet në vendin e tretë të tabelës në Grupin C ku bëjnë pjesë edhe Cverna Zvezda dhe Liverpooli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco