Ancelotti: Me pak fat, ky ekip mund të fitojë Champions League

Ancelotti: Me pak fat, ky ekip mund të fitojë Champions League

09:02, 23/10/2018

Carlo Ancelotti ka dhënë një intervistë të gjatë për “France Football”, në prag të ndeshjes që Napoli i tij do të luajë ndaj francezëve të Paris Saint Germain, për Ligën e Kampionëve.

Tekniku italian vlerësoi klubin francez, të cilin e ka drejtuar për një sezon e gjysmë dhe pranoi se është një nga skuadrat që mund të ngrejë trofeun më të lakmuar për klube, në fund të sezonit.

“PSG është një skuadër mjaft e mirë, e kompletuar dhe e tejmbushur me lojtarë që bëjnë diferencën. Jam i sigurt që me pak fat, mund t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni dhe madje ta fitojnë”, deklaroi Ancelotti.

Trajneri foli edhe për eksperiencën e tij te Napoli dhe mbi të gjitha për mënyrën e tij të preferuar, për të rreshtuar skuadrat në fushën e lojës.

“Unë nuk kam, një stil të caktuar loje, por shoh lojtarët që kam në përbërje dhe u përshtat skemën. Napoli luan prej vitesh një futboll të bukur dhe do të thotë që cilësia është. Unë po mundohem t’i shtoj edhe pak eksperiencë dhe shpresojmë që të arrijmë diçka të rëndësishme deri në fund të sezonit”, tha tekniku i Napolit.

I pashmangshëm për Ancelottin ka qenë edhe një koment për Cristiano Ronaldon, me të cilin ka punuar te Reali i Madridit, por që tashmë e ka kundërshtar në kampionatin italian.

“Është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe më vjen mirë që ka ardhur në Itali. Për shumë kohë, Seria A ka qenë shtëpia e yjeve të futbollit, si Maradona, Platini, Zidane, Ronaldo, Shevcenko, etj. Kohët e fundit na kishin munguar lojtarë të këtij niveli, ndaj jam i lumtur që këtë vit është Ronaldo”, u shpreh Ancelotti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco