Telashe për trajnerin e kombëtares/ Fotot lakuriq të Totit me gruan, Panuçi gjobitet në Itali

Telashe për trajnerin e kombëtares/ Fotot lakuriq të Totit me gruan, Panuçi gjobitet në Itali

12:52, 20/10/2018

Një proces gjyqësor yjesh… Në kuptimin që në letra figurojnë emra të yjeve të futbollit dhe të spektaklit. Qoftë si dëshmitarë (Kristian Panuçi) apo edhe si viktima si (Françesko Toti dhe bashkëshortja e tij, Ilari Blazi). Procesi gjyqësor përpara gjykatësit të Trapanit, Fabio Oreste Marrokoli, që ka si të pandehur një qytetar të provincës së Trapanit, Alesio Çiçero, i cili gjatë periudhës 2011-2012 ka punuar si instruktor noti në Maldive.

Bëhet fjalë për një gjyq në lidhje me disa foto të bashkëshortes së Françesko Totit, të cilat janë publikuar në revistën “Oggi”, kur ajo ishte në Maldive në vitin 2011.

Alesio Çiçero është personi i akuzuar se i ka bërë dhe i ka shitur ato foto. Ndaj tij është hapur një çështje gjyqësore, ku ditën e djeshme duhet të dëshmonte edhe trajneri kuqezi Kristian Panuçi.

Edhe ai ka qenë me pushime gjatë atyre ditëve në Maldive dhe është thirrur nga gjykata e Trapanit si dëshmitar. Mirëpo, Panuçi nuk është paraqitur në gjyq dhe është gjobitur me 250 euro. Gjykatësi ka vënë një tjetër datë (21 nëntor) për trajnerin e Kombëtares që të shkojë dhe të dëshmojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco