Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

VIDEO/ Partizani mposht Tiranën dhe merr kreun e Superligës

VIDEO/ Partizani mposht Tiranën dhe merr kreun e Superligës

21:43, 28/09/2018

Derbi kryeqytetas i takon Partizanit që fiton 1-0 në “Selman Stërmasi”.

Të kuqtë triumfuan falë golit nga Mala i cili në minutën e 21’ shfrytëzoi në maksimum një asist perfekt të Asanit.

Mesfushori i vjedh krahun mbrojtësit dhe gjuan saktë duke dërguar topin në cepin e rrjetës.

45 minutat e para u dominuan nga Partizani që edhe pjesën e dytë administroi rezultatin.

Pas 6 ndeshje, Partizani ka marrë kryesimin e Superligës me 13 pikë të grumbulluara, 2 më shumë se Skënderbeu që përballet të shtunën kundër Teutës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco