Gjesti i rrallë/ Presidenti i klubit shpërndan patatina për tifozët

Gjesti i rrallë/ Presidenti i klubit shpërndan patatina për tifozët

21:56, 20/09/2018

Një skenë që nuk shihet çdo ditë, një president u dhuron patatina dhe ujë tifozëve që kanë udhëtuar për mijëra kilometra për të ndjekur skuadrën e zemrës në transfertë.

Ndodhi në Selanik, në tribunat e stadiumit “Toumba”.

Bruce Buck, president i Chelseat, është fotografuar duke u shpërndarë patatina dhe pije freskuese tifozëve londinezë, që kishin sakrifikuar për të mbështetur ekipin e Maurizio Sarrit.

Dhe, në fakt, sakrifica ia ka vlejtur, sepse Chelsea mori tri pikët e para në fazën e grupeve të Europa League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco