Nuk është kandidat për ‘Topin e Artë’, por a do ta ndjekë Messi ceremoninë e FIFA-s?

Nuk është kandidat për ‘Topin e Artë’, por a do ta ndjekë Messi ceremoninë e FIFA-s?

20:30, 20/09/2018

Me vendimin e tij për të ndjekur mbrëmjen gala të FIFA-s të hënën, Lionel Messi ka treguar se është njëri prej lojtarëve më korrekt në botë.

Argjentinasi nuk ishte përfshirë në listën e tre lojtarëve për lojtarin më të mirë sezonin e kaluar, me Cristiano Ronaldo, Luka Modric dhe Mohamed Salah që janë para tij,.

Megjithatë, Messi është përfshirë në skuadrën e vitit, kështu që është ftuar për këtë ngjarje.

Përderisa të tjerët nuk do ta pranonin ftesën, duke ditur se nuk janë të nominuar për çmimin kryesor, Messi ka vendosur që ta ndjekë nga afër ceremoninë për çdo rast, ashtu sikurse ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij madje edhe kur nuk do të fiton çmime individuale.

Ka pasur shumë shkrime javë më parë kur Ronaldo ju shmang kësaj ceremonie pasi Modric e mori çmimin për lojtarin më të mirë nga UEFA.

Nuk do të këtë situatë të njëjtë për Messi në javën e ardhshme, me numrin 10 që ka vendosur që ta ndjekë këtë eveniment.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco