Dy arbitrat flasin nga studiot: Ja çfarë meritonte Ronaldo për gjestin që bëri

Dy arbitrat flasin nga studiot: Ja çfarë meritonte Ronaldo për gjestin që bëri

12:25, 20/09/2018

Kartoni i kuq i Ronaldos zbehu bukurinë e fitores 2-0 të Juventusit në “Mestalla” ndaj Valencias.

Por vendimi radikal i arbitrit për të ndëshkuar portugezin ka ngjallur reagime dhe qëndrime të ndryshme në panelet e studiove televizive.

Së fundmi janë dy gjyqtarët Graziano Cesari dhe Elena Tambini të cilët janë në krah të 5 herë fituesit të “Topit të Artë” pasi mendojnë se gjesti i tij nuk duhej ndëshkuar me karton të kuq, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

"Ronaldo nuk ka bërë asgjë. Ishte një situatë që duhej paralajmërimin maksimal por jo ndëshkim me kartonin e kuq", tha gjyqtari Elena Tambini.

Ndërsa Cesari tha: "Nuk ishte ndonjë kontakti i madh ndërmjet Ronaldos dhe Murillo, i cili vetëm u përpoq për të marrë vendin më të mirë në zonë. Mbrojtësi pastaj bie në tokë dhe portugezi shkon për të prekur kokën e tij, jo flokët. Arbitri nuk e kishte mendjen për të ndjekur aksionin”

Tambini: Maksimumi gjesti i Ronaldos mund të ndëshkohet me karton të verdhë duke pasur parasysh që ai është një lojtar jo problematik”.

Kujtojmë që Ronaldo po përflitet se mund të dënohet me 3 ndeshje pezullimi duke humbur në këtë mënyrë përballjet ndaj ish-skuadrës së tij, Manchester United. / o.m

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco