Champions League/ Rezultate surprizë në ndeshjet e para në grupe

Champions League/ Rezultate surprizë në ndeshjet e para në grupe

23:10, 18/09/2018

U luajtën këtë mbrëmje ndeshjet e para në grupet A, C dhe D të Ligës së Kampioneve.

Liverpooli fitoi dramatikisht në fund, me shifrat 3-2 ndaj PSG. Sturridge dhe Milner me penallti, shënuan që në pjesën e parë për anglezët, por ekipi i Tuchel, kurrsesi nuk u dorëzua, dhe reagoi me Munier në fund të pjesës së parë, si dhe me Mbappe, teksa ndeshja po shkonte drejt fundit, ku edhe barazoi.

Por, të kuqtë nuk dorëzohen deri në fund, dhe ishte Firminho, që shënoi në të 92-tën, duke i dhënë tre pikë dramatike ekipit të Jurgen Klopp.

Në takimet e tjera, Atletico e Madridit fitoi me përmbysje ndaj Monacos, me rezultatin 1-2. Grandsir shënoi që në minutën e 18-të për francezët, por më pas, Kosta dhe Himenez, përmbysën që brenda pjesës së parë.

Fitore shënoi edhe Dortmundi në Belgjikë, minimalisht 0-1 përballë Club Brugge, ndërkohë që Napoli i Hysajt e mbylli pa gola sfidën ndaj Crvena Zvezdës në Serbi.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco