‘Kombëtarja ka probleme karakteri, me De Biasin ishte e vështirë të na shënonin’

‘Kombëtarja ka probleme karakteri, me De Biasin ishte e vështirë të na shënonin’

08:04, 11/09/2018

Ish-kapiteni i Skënderbeut i cili tashmë është trajner i Teutës, Bledi Shkëmbi, beson se Shqipëria ka probleme në karakter para se të ketë pastaj probleme taktike.

“Kur kishim De Biasin trajner, e dinim që të paktën do të ishte e vështirë të na shënonin. Ishim më të sigurt në mbrojtje. Megjithatë, unë mendoj se në këtë humbje nuk u vu re vetëm një problem taktik, apo fizik, por kishim probleme edhe në aspektin psikologjik.

Image

Skuadra nuk ka karakterin e duhur që të përballojë ndeshje të tilla. Ishte e pashpjegueshme mënyra se si e humbnim topin kur e kishim ne në zotërim”, ka thënë për humbjen e djeshme me Skocinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco