Me 7 milion euro në sezon, ky lojtar bëhet nga më të paguarit te Juventus

Me 7 milion euro në sezon, ky lojtar bëhet nga më të paguarit te Juventus

15:33, 16/08/2018

Juventusi edhe një herë konfirmon se ambicia e vetme e drejtuesve të klubit është triumfi në arenën europiane.

Champions League është kthyer në një obsesion dhe afrimi i Cristiano Ronaldos është shoqëruar me lëvizje të tjera në merkato, për të vijuar me konfirmimet.

Miralem Pjanic është goditja e radhës për bardhezinjtë, pasi fantazisti është konfirmuar deri në vitin 2022, duke pësuar dhe një rritje të konsiderueshme të pagës, që shkon nga 4.5 në 7 milionë euro në sezon.

Me këtë lëvizje Juventusi i jep përgjigje Realit të Madridit, që ishte hedhur në sulm për boshnjakun, që bëhet kështu një nga më të paguarit tek Juventusi, me Cristiano Ronaldon i cili qëndron në krye, i ndjekur nga dyshja Dybala-Pjanic.

Por duket se boshnjaku nuk do të jetë lëvizja e vetme, pasi në Spanjë bëjnë të ditur se bardhezinjtë nuk heqin dorë nga mbrojtësi majtë i Realit të Madridit, Marcelo.

E përditshmja “AS” shkruan se zërat e merkatos kanë prishur qetësinë e lojtarit, i cili u pa të gabonte edhe në njërin prej golave të pësuar në Superkupën e Europës, që Reali e humbi ndaj Atleticos së Madridit.

Për më tepër, ekziston një dëshirë e madhe ribashkimi midis Cristiano Ronaldos dhe Marcelos, dy miq të mirë edhe jashtë fushe.

Megjithatë, duket e vështirë që ky operacion të mbyllet, pasi Juventusi sapo ka refuzuar një ofertë të majme nga PSG për mbrojtësin e majtë, Alex Sandro, një sinjal që drejtuesit dhe trajneri Massimiliano Allegri i besojnë brazilianit që kanë në skuadër e që shihet si një titullar fiks në formacionin bardhezi për sezonin e ri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco