Pas Ronaldos, tjetër lojtar kërkon largimin nga Reali i Madridit

Pas Ronaldos, tjetër lojtar kërkon largimin nga Reali i Madridit

08:50, 23/07/2018

Mateo Kovacic dëshiron të largohet nga Real Madrid.

Mesfushori kroat, në një takim me teknikun e ri Julen Lopetegui ka shprehur dwshirwn e tij që të largohet nga skuadra madrilene.

Ardhja e ish-trajnerit të Spanjës në vend të Zidane nuk ishte e mjaftueshme për ish lojtarin e Interit që të qëndrojë, sepse konkurrenca në mes të fushës mbetet shumë e madhe.

Në të njëjtën kohë, Real Madridi kërkon të paktën 50 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.

Deri më tani, Juventusi dhe Interi kanë shprehur interesim për yllin e ‘Los Blancos’. Në anën tjetër, Real Madridi interesohet për shërbimet e Miralem Pjanicin e Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco