Igli Tare kërkon super lojtarin e Chelseas

Igli Tare kërkon super lojtarin e Chelseas

23:35, 19/07/2018

Sulmuesi anësor i Chelseat, Pedro Rodriguez po kërkohet me ngulm nga skuadra italiane, Lazio.

Sipas mediave italiane, Pedro është emri i fundit që Lazio po e monitoron, pas Arjen Robben, Joel Campbell dhe Demarai Gray.

Ish sulmuesi i Barcelonës u transferua në Chelsea sezonin e kaluar dhe ka mbetur vetëm edhe një vit kontratë me klubin e Sarrit.

Për më tepër, ‘Blues’ do të ishin gati të pranonin një ofertë prej rreth 25 milionësh për 30-vjeçarin.

Skuadra e Chelseat po konsolidon skuadrën me ardhjen e Sarrit dhe trajneri italian tani ka filluar revolucionin me lojtarët e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco