Konfirmohet/ Alisson përfundon testet mjekësore me Liverpoolin

Konfirmohet/ Alisson përfundon testet mjekësore me Liverpoolin

22:57, 19/07/2018

Alisson i Romës ka përfunduar testet e tij mjekësore me Liverpoolin dhe zyrtarizimi do të bëhet orëve në vijim.

Sipas Sky Sports, portieri brazilian ka kompletuar transferimin e tij tek Liverpool për 73 milionë euro.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, konfirmoi sot shitjen e Alisson.

“Ne nuk kemi mbyllur asgjë, marrëveshja mbyllet kur gjithçka është gati. Portieri është në Liverpool, është e vërtetë. Ne jemi në një bisedim shumë të avancuar, por ende nuk është mbyllur, nëse gjithçka shkon normalisht, mendoj se do të mbyllet së shpejti”, tha fillimisht ai.

“Unë e kam shpjeguar atë shumë herë, puna e një drejtori sportiv nuk është vetëm për të blerë lojtarët, për të planifikuar, por edhe për të kuptuar se çfarë është më e mira për shoqërinë. Shoqëria nuk është vetëm e mirë për anën sportive, por edhe për anën ekonomike”, përfundoi Monchi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco