Pas kualifikimit, Armand Duka uron Laçin: Sukses i merituar falë këmbënguljes!

Pas kualifikimit, Armand Duka uron Laçin: Sukses i merituar falë këmbënguljes!

19:41, 19/07/2018

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka uruar skuadrën e Laçit për kualifikimin në fazën e dytë paraeliminatore të Europa Leagues.

Në një postim në rrjetet sociale, Duka tha se skuadra kurbinase e meritoi kualifikimin falë besimit dhe këmbënguljes së palodhur.

“Një tjetër arritje shumë pozitive nga ekipet shqiptare në Europë.

Dua të përgëzoj shumë sot klubin e Laçit, që besoi deri në fund dhe arriti të eleminojë një kundershtar të fortë. Me shumë punë e vetbesim, kualifikohet për më tej në UEFA Europa League, me shpresën dhe bindjen për të shkuar sa më larg!

Urime djemve, stafit e gjithe klubit per kete kualifikim mese te merituar!

Me shumë punë e përkushtim, çdo barrierë e vështirë mund të kalohet.

Bravo Laçi! Bravo Kukësi!”, shkroi Duka.

Laçi fitoi me rezultatin minimal 1-0 përballë qipriotëve të Anorthosis.

Kujtojmë që ditën e djeshme Kukësi arriti të kualifikohej drejt turit të dytë paraeliminator të Champions Leagues.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco