Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Panucci rrëfen gabimin e karrierës: Jam penduar për budallallëkun që kam bërë

Panucci rrëfen gabimin e karrierës: Jam penduar për budallallëkun që kam bërë

11:17, 17/07/2018

Christian Panucci, trajneri i Kombëtares shqiptare, ka rrëfyer për spanjollen “El Partadizo”, një nga gabimet më të mëdha të karrierës së tij, por nuk ka lënë pa përmendur as kalimin e Ronaldos tek Juventusi, apo situatën që po kalon ish-klubi i tij, Reali i Madridit.

“Cristiano do të fitojë tek Juventusi sepse është një lojtar jashtëzakonisht i mirë, që të rrijë pa trofe. Është normale kjo çmenduri e tifozëve për Cristianon, sepse ai është më i miri në botë. Është një blerje shumë e zgjuar, që do sjellë edhe lojtarët e tjerë në Itali”, thotë fillimisht trajneri i Shqipërisë.

Më tej Panucci shton: “Doja të largohesha nga Madridi pas dy sezonesh e gjysmë, dhe ky ishte një nga gabimet më të mëdha në karrierën time, një budallallëk. Tani pendohem, por kur u largova nga Reali isha i bindur”.

Në fund tekniku italian thekson: “Ky sezon mund të jetë i vështirë për Realin. Zidane dhe Ronaldo u larguan, nuk është e lehtë t’i zëvendësosh ata pas 3 Champions League të fituar radhazi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco