Kloppit s’i ndahet ‘mallkimi’ i finaleve: Si të mos më vijë keq...?

Kloppit s’i ndahet ‘mallkimi’ i finaleve: Si të mos më vijë keq...?

08:49, 27/05/2018

Jurgen Klopp nuk e ka fshehur zhgënjimin për finalen e radhës që ka humbur në karrierën e tij, të 6-ën radhazi që nga viti 2012.

Këtë radhë ai kishte mundësi të thyente mallkimin me trofeun më të lakmuar, Ligën e Kampioneve, por gabimet e Loris Karius i dhuruan trofeun Real Madridit.

“Si të mos më vijë keq për lojtarët e mi? Nuk ka shumë për të thënë rreth kësaj ndeshje. E filluam mirë dhe luajtëm fiks ashtu siç donim. Situata e Salah ishte një tronditje e rëndë për ekipin, humbëm atë momentin pozitiv. Pastaj erdhi pushimi i ndeshjes dhe për golat, çfarë të them? Në shënuam një, ata shënuan tre, ky është rezultati.

Di të them që ka dyshime për praninë e Salah në Botëror. Ai do të luante nëse do të mundte. Shkoi në spital, por gjërat nuk duken mirë për të.

Loris (Karius) e di që gaboi, të gjithë e dinë. Është një mëkat në një ndeshje si kjo dhe pas një sezoni të tillë. Më vjen keq për të, është një djalë fantastik. Mendoj se gabimi i dytë ishte pasojë e të parit. Është e vështirë të heqësh mendimet e këqija nga koka.

Goli i Bale ishte i pabesueshëm. Ne bëmë çfarë mundëm, djemtë dhanë gjithçka. Nuk ishte skenari më i mirë i mundshëm për ne. E di që kemi pasur një sezon të shkëlqyer, por tani nuk e ndjej si të tillë. Shkon në finale për ta fituar dhe nëse nuk ia del, ndjen sikur ke dështuar. Ishte një mundësi e mirë për ne dhe nuk e shfrytëzuam. Nuk ka gjë tjetër për të thënë”, deklaroi Klopp para gazetarëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco