VIDEO/ Këto pamje s’kanë lidhje me futbollin, tifozët e kthejnë stadiumin në ‘arenë lufte’

VIDEO/ Këto pamje s’kanë lidhje me futbollin, tifozët e kthejnë stadiumin në ‘arenë lufte’

14:15, 22/05/2018

Legia e Varshavës u shpall kampione e Polonisë për herë të tretë radhazi pasi fitoi në tavolinë 3-0 ndeshjen kundër Lech Poznan për shkak të trazirave të tifozëve.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 77-të, pasi tifozët e Lech-ut hodhën flakadanë dhe mësynë në fushë, ndërsa skuadra e tyre po mundej 2-0.

Rreth 200 policë të forcave speciale u detyruan të shtynë tifozët sërish nëpër tribuna, ndërsa stadiumi ngjasonte më tepër me një zonë lufte se sa fushë futbolli.

Federata Polake ia dha fitoren në tavolinë Legias, teksa klubi i Poznan deklaroi se nuk ka ndërmend të apelojë vendimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco