FOTO/ Një kineze vjen për të ngritur Milanin

FOTO/ Një kineze vjen për të ngritur Milanin

10:51, 22/05/2018

Milani duhet të mjaftohet me Europa Leaguen, pas një sezoni të nisur shumë keq. Gjithsesi te kuqezinjtë duket se po vijon puna për të gjetur mundësi të reja bashkëpunimi dhe për të krijuar një garanci financiare, që do ta ndihmojë të rikthehet aty ku e ka vendin, mes më të mirave të Europës.

Së fundi kuqezinjtë kanë nënshkruar një partneritet me grupin kinez Zicheng Enterprise Group Investment, ndërsa për ta konkretizuar këtë marrëveshje, ka qenë në Milano Wen Xioaoting.

Image

Kjo e fundit është vajza e presidentit të grupit që zotëron edhe skuadrën kineze të futbollit, Guizhou Hengfeng, ndërsa në fjalën e saj zyrtare pas nënshkrimit të marrëveshjes, duket se ka ‘mahnitur’ edhe Marco Fassonen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco