Trajneri i Argjentinës jep lajmin e madh: Messi është gati për Kupën e Botës

Trajneri i Argjentinës jep lajmin e madh: Messi është gati për Kupën e Botës

20:40, 21/05/2018
Lionel Messi është gati për Kupën e Botës.

Sulmuesi i Barcelonës këtë verë do të kërkojë ndoshta për të fundit herë trofeun e munguar, Kupën e Botës.

Trajneri i Argjentinës i cili sot zbuloi listën me lojtarët e ftuar për Kupën e Botës, ka thënë se lojtari më i mirë në skuadrën e tij, Lionel Messi, është në një moment të mirë.

Argjentina janë pjesë e grupit D, së bashku me Kroacinë, Islandën dhe Nigerinë.

“Unë kam biseduar me Messin, dhe e pash atë shumë të ngazëllyer. Fizikisht ai është në një moment të mirë”, ka deklaruar trajneri i Argjentinës në konferencë për shtyp

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco