Tuchel: I lumtur që do punoj me Neymar

Tuchel: I lumtur që do punoj me Neymar

00:31, 21/05/2018

Tuchel mezi pret që të punojë me Neymarin në “Parc des Princes”.

Trajneri i ri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, insiston se Neymar është “artist” dhe se lojtari më i mirë në botë ka nevojë për “trajtim special”.

Tuchel u prezantua këtë të diele në Parc des Princes, duke nënshkruar kontratë 2 vjeçare, i cili do të zëvendësojë të shkarkuarin, Unai Emery.

Gjermani ka treguar se tashmë është takuar me njeriun më në qendër të vëmendjes aktualisht, Neymarin.

“Jam takuar me të, të dielën e kaluar, ishte takim shumë i mirë. Ai është artist, lojtar i jashtëzakonshëm, një ndër më të mirë në botë”, tha Tuchel, që së fundmi ka drejtuar Borussia Dormtundin dhe ka qenë i lirë pothuajse një vit.

“Artistët janë lojtarë special, kanë nevojë për trajtim special, është kuptim i përbashkët”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco