Legjenda e boksit rikthehet në ring pas 3 vitesh për t’u ndeshur me një shqiptar

Legjenda e boksit rikthehet në ring pas 3 vitesh për t’u ndeshur me një shqiptar

17:42, 20/05/2018

Boksieri Tajson Furi do të rikthehet në ring pas 3 vitesh, për tu ndeshur me boksierin shqiptar Sefer Seferi më 9 qershor në “Manchester Arena”.

Lajmi është konfirmuar nga boksieri britanik. Kishte kohë që ishte përfolur për përballjen mes Furit dhe Seferit, ndërsa ditën e sotme është bërë zyrtare përballja në ring.

Furi ka 25 fitore dhe asnjë humbje si profesionist, teksa do të duelojë ndaj një boksieri 10 vjet më të madh se ai në moshë, Sefer Seferi, 23 fitore dhe 1 humbje si profesionist.

Boksieri britanik nuk ka dueluar që në nëntor të vitit 2015 kur u mposht nga Vladimir Klitçko.

Ndërsa Seferi humbjen e vetme e ka pësuar ndaj Manuel Çarr në shtatorin e vitit 2016 me vendim unanim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco